Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje që të plotësohen urgjentisht vendet e lira në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Këtë e bëri në deklaratën në fund të vizitës së misionit të FMN-së, shkruan portali arbresh.info.
Sipas këtij institucioni plotësimi i këtyre vendeve është jetik për të siguruar që politikat kanë mbështetjen e duhur.
“Në frontin institucional, duhet të plotësohen urgjentisht vendet e lira në Bordin e BQK-së. Bordi i BQK-së nuk është funksional që nga qershori, si pasojë e mungesës së kuorumit. Plotësimi i vendeve të lira është jetik për të siguruar që politikat kanë mbështetje të duhur institucionale. Pasi të rinisë punën Bordi i BQK-së, rregullimet aktuale institucionale duhet të forcohen për të siguruar që stabiliteti financiar dhe funksionet e politikave makroprudenciale të përfaqësohen në mënyrë adekuate në Bordin Ekzekutiv të BQK-së”, thuhet në deklaratë.
Deklarata përmbyllëse përshkruan gjetjet preliminare të stafit të FMN në fund të vizitës zyrtare (apo ‘misionit’), në shumicën e rasteve në shtetin anëtar. Misionet realizohen si pjesë e konsultimeve të rregullta (zakonisht vjetore) në kuadër të Nenit IV të Neneve të Marrëveshjes të FMN-së, në kontekst të kërkesës për të shfrytëzuar resurset e FMN (huamarrje nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara të stafit, apo si pjesë e monitorimeve të tjera të stafit të zhvillimeve ekonomike./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...