Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët me komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur se çfarë do të ndodh në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje finale brenda një viti apo edhe më shumë vitesh, Hoti ka thënë se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre si dy shtete të pavarura të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën.
Por Hoti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për negociatat me Serbinë dhe për arritjen e një marrëveshje finale për normalizim të plotë të raporteve.
Sipas kryeministrit një gjë e tillë mund të ndodh vetëm në rast se arrihet njohja reciproke./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli