Gjermania i dhurojë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) 15 respiratorë në vlerë të 436 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bëri të ditur se nga sot IKSHP do të trefishohen kapacitetet testuese, raporton Arbresh.info.
“Ky donacion i Gjermanisë është donacion i çmuar për ne gjithashtu është ndihmë për personelin shëndetësorë. Sot po e fillojmë këtë ditë me dy lajme të mira IKSHPK nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese. Dhe dhurimi i 15 respiratorëve nga Gjermania. Vetëm kështu mund të ja dalim së bashku”, tha Zemaj.
“Sapo erdha nga Instituti Kombëtar dhe kam një lajm të mirë, nga sot do të ketë trefishim të testeve për Covid-19”, ka deklaruar Zemaj.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dha mbështetjen e Gjermanisë për popullin e Kosovës.
“Vet fakti qe jemi këtu tregon për bashkëpunimi e jashtëzakonshëm që kemi. Po i afrohemi sezonit të dimrit dhe ka rrezik te rritjes së numrit, ashtu sikur edhe në vendet e tjera”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin