Mbreti Abdullah i Jordanisë ka emëruar një diplomat me përvojë dhe bashkëpunëtor të pallatit mbretëror, Bisher al-Kasavneh, si kryeministrin e ri, njoftoi pallati.
Emërimi erdhi vetëm disa ditë pasi mbreti Abdullah pranoi dorëheqjen e Omar al-Razas, transmeton portal arbresh.info
Mbreti shpërndau parlamentin në 27 Shtator, në fund të mandatit të tij katër vjeçar, kështu që, në përputhje me Kushtetutën, qeveria duhej të jepte dorëheqjen brenda një jave.
Mbreti Abdullah tha në një deklaratë se ai besonte se Kasavneh, i cili ishte një negociator në procesin e paqes me Izraelin, do të formonte një qeveri që do t’i përgjigjej sfidave me të cilat përballej vendi.
Kasavneh do të mbikëqyrë zgjedhjet parlamentare të 10 nëntorit, të cilat po mbahen sipas një ligji që margjinalizon opozitën islamike, kështu që ligjvënësit pro-qeveritarë pritet të mbajnë shumicën, shkruan Reuters.
Jordania po përballet me një valë tjetër të koronavirusit dhe pakënaqësia po rritet në mesin e popullatës për shkak të gjendjes së ekonomisë dhe masave për të luftuar infeksionin./arbresh.info/
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...