Në mbledhjen e KQZ-së, nga anëtari i Vetëvendosjes është kërkuar që të bëhet kërkesa në IKSHPK, për të bërë vlerësimin e situatës nëse mund të organizohen zgjedhjet në Podujevë, raporton Ekonomia Online.
Një kërkesë e tillë ka ardhur nga Alim Rama, anëtarë i KQZ-së, nga VV. Por kërkesa e tij ka ngjallur reagime nga LDK e PDK.
“Së pari të bëhet kërkesa për IKSHPK-në nga KQZ-ja, për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe kërkojë sërish që KQZ-ja të kërkojë rivlerësimin e situatës epidemiologjike”, tha ai.
Kryeshefi Burim Ahmetaj ka thënë se do të krijohet një komision për mbikëqyrjen financiare.
“Në planin e punës në KQZ janë edhe plotësim ndryshimet e reformës zgjedhore, pra e kemi ndërtuar dinamikën se do. të veprojmë dhe jemi në fazën e draftimif. Sekretariati ka kryer pjesën e parë të regjistrimit të KQZ-së dhe jemi në fazën e parë ku do të krijohet komisioni për mbikëqyrje financiare.”
Ndërsa raporti financiar i subjekteve politike nuk trajtua sot për arsye se është kërkuar intepretin ligjor.
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...