“Shpresoj të mund të frymëzoj gra të tjera të reja në fushë. Është një fushë që ka kaq shumë kënaqësi dhe nëse je i apasionuar pas shkencës, ka aq shumë që mund të bëhet ”.
Kjo është deklarata e parë e laureates së Fizikës Andrea Ghez duke folur në konferencën e sotme për shtyp ku u shpall Çmimi i saj Nobel, transmeton portali arbresh.info.
Çmimi Nobel 2020 në Fizikë i është dhënë në dy pjesë, Roger Penrose “për zbulimin se formimi i vrimës së zezë është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit” dhe gjysma tjetër së bashku Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez “për zbulimin e një objekt kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë”./arbresh.info/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...