Manchester United-i nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho.
Gjiganti anglez gjatë tërë afatit veror provoi ta transferonte anglezin, por assesi nuk u arrit marrëveshja shkaku i çmimit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sun, “Djajtë e Kuq” ende nuk kanë hequr dorë nga Sancho dhe gjatë afatit të janarit do rihapin negociatat me Dortmund-in.

Klubi gjerman për Sancho-n kërkon 120 milionë euro, derisa United-i ofronte vetëm 100 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse do realizohet kjo marrëveshje gjatë janarit./arbresh.info.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...