Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta marr një vendim lidhur me pjesmarrjen e viktimave në procesin e gjykimit si dhe për procesin e aplikimit të tyre.
Guillou ka kërkuar nga avokati i Salih Mustafës dhe prokurori i specializuar që të veprojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.
Gjatë konferencës së sotme të Speciales për ecurinë e procesit të këtij rasti, Julius Von Boné, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka pasur vërejtje për materialet të cilat ia ka dorëzuar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa prokurori Andrew Carnegie është arsyetuar duke thënë se do t’i dorëzojnë të gjitha provat në të cilat janë mbështetur akuzat e ngritura ndaj Salih Mustafës.
Gjykatësi Guillou në fund i ka pyetur palët se cila do të ishte data e përshtatshme për ta për t’i shtjelluar çështjet tjera të procesit gjyqësor ndaj Salih Mustafës.
“Pres që palët të gjejnë një mënyrë veprimi të përbashkët në këtë çështje dhe të dy palët do të veprojnë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme me njëri-tjetrin… Kërkoj idetë e tyre për datën e konferencës së radhës. Objektivi im është që menjëherë pas kësaj konference ta caktojë datën”, tha gjykatësi.
Lidhur me këtë kërkesë, prokurori tha se mund të paraqitet kurdo, ndërsa avokati përjashtoi datat 15 dhe 20 tetor.
Nicolas Guillou kërkoi nga palët që të bëjnë parashtrime me shkrim nëse duan të ngrisin çështje specifike për konferencën e ardhshme. /GazetaExpress/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...