Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, është duke e vuajtur dënimin me burg pasi që është dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale mashtrim me subvencione.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Deputeti Etem Arifi është duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjani”, ka thënë Gashi.
Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...