Agjeni i Edinson Cavani-t, Walter Guglielmone ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Manchester United-in.
33-vjeçari u largua nga PSG si agjent i lirë pasi shënoi 200 gola në 301 paraqitje dhe kaloi Ibrahimovic-in duke u bërë golashënuesi numër një në histori të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti dhe njëkohësisht vëllai, Guglielmone ka konfirmuar se marrëveshja është arritur, por s’ka pranuar të flas për detajet.

“Është e vërtetë, kemi marrëveshje me Manchester United-in”, deklaroi ai.
Thuhet se Cavani do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro për sezon./arbresh.info.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...