Juventusi e ka konfirmuar blerjen e Rolando Mandragora për 10.7 milionë euro, por mesfushori italian do të qëndrojë në huazim te Udinese.
Mandragora u pati larguar nga Juventusi në vitin 2018 dhe që prej atëherë ka zënë vend titullari në Udinese, transmeton Gazeta Express.
Por kampioni i Serie A njoftoi se e ka blerë 23-vjeçarin, edhe pse do ta lejojë atë të qëndrojë në Udine deri në përfundim të këtij sezoni.
Ai ka nënshkruar kontratë me Juven deri në verën e vitit 2025, pasi kjo ajo u pajtua t’i paguajë 10.7 milionë euro për të gjatë dy sezoneve të ardhshme.
Udinese e ka opsionin për ta mbajtur në huazim atë edhe në sezonin 2021/22 pa paguar asnjë qindarkë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...