Anëtarët dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së sot dolën sërish në protesta para Ministrisë së Drejtësisë për shkak të, siç thonë nga kjo parti, padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës politike.
“Pavle Bogoevski pranoi se ka marrë lëndë narkotike, dhe nuk kishte as hetim. Shpenzuan tetë milionë euro për automjete luksoze”, ishin disa nga mesazhet e protestës.
Më herët, LSDM bëri të ditur se është absurde që OBRM-PDUKM-ja e cila është simbol i dhunës dhe revanshizmit të organizojë protesta kundër padrejtësive.
“Sot, kundër padrejtësisë do të protestojnë Hristijan Mickoski, ai që bënte porosi për shuplaka në Qendër. Sot kundër dhunës protestojnë humbësi Mickoski dhe mbështetësit e tij, të njëjtit ata që morën pjesë në dhunën e 27 prillit”, thonë nga LSDM.
Ndryshe, OBRM-PDUKM nga Ministria e Drejtësisë do të shkojë drejt Prokurorisë Pulbike./Telegrafi/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës