Në Gllogoc, Policia e Kosovës ka arrestuar një prind i cili fillimisht e kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por që pasi ishte kthyer në stacion bashkë me djalin për të njoftuar se djali ishte kthyer, ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga vetë ai.
Në raportin 24 orësh thuhet tutje se me urdhër të prokurorit prindi dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore, shkruan arbresh.info.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES:Gllogoc 02.10.2020 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...