Këshilli Nacional i Sigurisë (NSC) apo ndryshe Zyra e Robert O’Brien, përmes një cicërime në Twitter ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e parë drejt vendosjes së raporteve diplomatike në mes të dy shteteve, pas njohjes së njëra-tjetrës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashingotn, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
NSC e ka konsideruar “telefonatë historike”, bisedën në mes të ministrave të Jashtëm, Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabriel Ashkenazi.
Tutje, NSC thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë Kosovën dhe Izraelit për hapin e parë drejt vendosjes së raporteve diplomatike.
“Telefonatë historike, me të vërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë Kosovën dhe Izraelin për hapin e tyre të parë marrë drejt vendosjes së raporteve diplomatike”, thuhet në shkrim.

Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...