Sot në Tiranë është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raporton arbresh.info.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi një përparim për Kosovën në rrafshin diplomatik duke përgëzuar qëndrimin e kryeministrit Hoti për dialogun Kosovë- Serbi, ndërsa thumboi qasjen e dy ish-kryeministrave Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti të cilët siç tha ai krijuan një krisje te made.
Edi Rama: “Takimi I Ëashigtonit, rihapja e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së me Serbinë, përparimi në agjendën e reformave europiane. Theksoj qasjen e mençur kurajoze dhe konstruktive të qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë në një koordinim të zgjuar me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA e BE, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që koha dhe faktet treguan se ishte pengesë që Kosova fatkeqësisht ia vuri vetvetes.
Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal por e largon fitoren reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës qoftë së brendshmi në raport me vetveten dhe qoftë së jashtmi në raport me botën. Konsensusi I brendshëm sa I takon dialogut në funksionin të forcimit të pozitave të Kosovës është domosdoshmëri që uroj e shpresoj të mbetet tek të gjithë ata që e garantojnë sot këtë konsensus.
Sot kemi para syve qoftë pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë qoftë dhe rezultatet e ndërmarrjes së rrugëve me prespektivë. Në shumë pak kohë u arrit të restaurojë një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën dhe u arrit një hap që cdo ditë që kalon do flasë gjithmonë e më mirë në Ëashginton.“
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...