Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka pyetur se si u bënë 60 mijë veteranë të luftës, kur sipas saj ishin vetëm 20 mijë.
Ajo ka thënë se e di që kanë qenë vetëm 20 mijë veteranë.
“Unë nuk kam qenë në luftë, por familjarët e mi po. Ne e dimë se ishin rreth 20 mijë veteranë të UÇK’së, e si u bënë 60 mijë veteranë”, është shprehur Haxhiu.
Tutje, ajo tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, jo Kosova në Serbi.
“Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, jo ne atje. Ka qenë Vetëvendosje ajo që ka përfshi personat e dhunuar në ligj”, shtoi Haxhiu.
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut