I dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti dhe Lajcak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë, raporton Arbresh.info.
“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të dialogut të lehtësuar nga BE’ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajcak.
Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajcakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajcakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës./Arbresh.info/
Hoti-Lajçakut: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje