Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe në kuadër të projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Kryetarja Osmani theksoi se një shtet shpërfaqë zhvillimin dhe emancipimin shoqëror, atëherë kur tregon vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm për personat e moshuar.
Në takim me të moshuarit, u theksua nevoja për zgjerimin e rrjetit të shtëpive për të moshuar dhe në komunat e tjera.
Zonja Osmani tha se sfida me pandeminë vuri në pah punën e madhe dhe rëndësinë e profesionit të mjekëve e infermierëve.
“Ishte lajm shqetësues përhapja e infeksionit në Shtëpinë e të Moshuarve, ndaj na gëzon fakti që e kaluat me lehtësi dhe pa raste fataliteti”, ka thënë kryetarja Osmani në takim me të moshuarit.
Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, shprehën falënderimin për mbështetjen institucionale, shpalosën kërkesat dhe rrëfyen pjesë të përditshmërisë së tyre, duke potencuar përkushtimin e profesionistëve shëndetësor për ta.
Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)./arbresh.info/
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...