Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 234 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në 1.325.
Në mesin e tyre 297 pacientë janë në spital ndërsa në respiratorë janë 26 pacientë.
Katër pacientë e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 16.827 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 284 kanë vdekur ndërsa 15.218 janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 312.406 persona, prej tyre 5.322 në 24 orët e fundit.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...