Një 30-vjeçar dje ka ndërruar jetë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima dyshohet se ishte duke punuar me traktor dhe aksidentalisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet deri sa ishte duke punuar me traktor aksidentalisht ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve, për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve, për ceremoni mortore./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...