Angela Merkel ka këshilluar gjermanët që të hapin dritaret e shtëpive dhe zyrave të tyre për ajrosje gjatë kohës kur frika për një valë të dytë të COVID-19 është duke u rritur.
Kancelarja gjermane tha se ajrosja e ambienteve të mbyllura “është metoda më e lirë dhe më efektive” për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Sipas shkencëtarëve, transmeton arbresh.info, në një dhomë të ajrosur ka më pak gjasa që COVID-19 të përhapet.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 291,722 raste dhe 9,500 viktima nga koronavirusi, shkruan Daily Mail./arbresh.info/
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol