Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se po merr se po provokohet dhe shqetësohet nga persona të panjohur, të cilët po i çojnë mesazhe kinse janë nga Gjykata Speciale e Hagës.
Klinaku tha se mesazhe të tilla e të panjohura në telefonin e tij nuk kanë të naluar në këto orë të vona.
“Në adresën tuaj private të emailit ose në atë të organizatës është dërguar një email që përmban urdhrin e gjykatësit të vetëm. Nëse keni ndonjë pyetje mund të kontaktoni [email protected]”, shkruhet në një nga mesazhet që ka pranuar Klinaku.
Ai i bëri thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ata që po bëjnë veprime të tilla.
“Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona! Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto”, ka shkruar Klinaku.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Faton Klinaku dhe avokati i OVL-UÇK’së, Tomë Gashi, janë ftuar që të japin dëshmi në zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë. Që të dy kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...
Gërvalla: MD-ja do t’i ketë 44.6 milionë euro në vitin 2026