Sot ka përfunduar edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”.
Festivali ishte planifikuar të mbahet në kinemanë ‘Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19 është mbajtur online nga data 28 – 30 shtator.
Juria e festivalit me në krye producentin austriak Veit Heiduschka, ka ndarë 15 çmime në kategori të ndryshme.
Filmi më i mirë fiction në kategorinë GOLD është shpallur “Delivery boy” nga regjisori Vinicius Saramago – Brazil. Filmi më i mirë fiction në kategorinë SILVER është shpallur “Wave” në regji të Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë.
Filmi më i mirë dokumentar në kategorinë GOLD është shpallur “Look beyond appearances” në regji të Dervin Usta- Turqi, ndërsa filmi më i mirë dokumentar në kategorinë SILVER është shpallur “Match” në regji të Vincent Hazard – Francë.
Filmi më i mirë animacion në kategorinë GOLD është shpallur “Cuerdas”, në regji të Pedro Solis Garcia – Spanjë, ndërsa filmi më i mirë animacion në kategorinë SILVER është shpallur “An elephant on the moon” në regji të Benjamin Barthelemy – Francë.
Çmimin për regjia më e mirë i është ndarë “Wave” – Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë, ndërsa skenari më i mirë “Wave” Benjamin Cleary. Kamera më e mirë i është ndarë “Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil dhe “Martin” Donal Moloney – Irlandë.
Çmimi i veçantë “Fuqizimi i gruas” i ndahet dy filmave “Azar” në regji të Diba Ehteshami – Iran dhe “Dimas game” në regji të Oussayma Canbarieh – Kanadë.
Çmimi “Projekti më i mirë i portretizuar” u ka takuar tre filmave “Routine” në regji të Bekim Guri – Kosovë, “Building 50 homes in Melamchi” në regji të Justin Cava Jones – Nepal dhe “Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, në regji të Greg Krones – SHBA.
Vlerësimet për COVID 19 marrin karakter komik, ministri i Turizmit i Shqipërisë Blendi Klosi thotë se valët e muzikës e përçojnë virusin, sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet-Video
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...