Programi i rindërtimit ka dhënë dhe do të japë ndikim direkt në rimëkëmbjen ekonomike e në mënyrë të veçantë tek ulja e papunësisë. Kryeministri Rama, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj e thanë këtë duke u mbështetur në të dhëna zyrtare.
Në konferencën për shtyp me fokus vetëm tek ekonomia, Rama tha se paketat mbështetëse për sipërmarrjet e prekura nga pandemia e kanë penguar ekonominë të shkojë drejt rrënimit. Por shpjegoi se nuk do të ketë paketë të tretë.
Programin e rimëkëmbjes ekonomike, të premtuar se do të publikohej në Qershor, thotë se ka vendosur ta publikojë javë pas jave. Por paketën e rimëkëmbjes me 5 pika, të propozuar nga opozita, e quan të turpshme.
Besimplotë për menaxhimin e duhur të pasojave të tërmetit dhe pandemisë, është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër.
Veç Bashës, shigjetoi edhe presidentin.
Kryeministri hodhi poshtë si abuzime mediatike lajmet për hapjen e kazinove në zona të caktuara në kryeqytet. Ndërsa përsa i takon amnistisë fiskale dhe legalizimit të kanabisin për përdorim farmaceutik, tha se qeveria po konsultohet me ndërkombëtarët./TV Klan
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq