Sjellja në jetë e një fëmijë ishte dëshirë dhe sfidë për çiftin nga Lipjani. Ky çift pas 20 vjetëve, solli në jetë fëmijën e tyre të parë të cilën e pagëzuan Dhurata.
Pas nëntë aborteve të njëpasnjëshme, Shpresa Mejzinolli nga Lipjani është bërë për herë të parë nënë pas 20 vjet të trajtimit mjekësor. Mes lotëve, ajo tregon emocionet e takimit të parë me vajzën e saj, Dhuratën.
‘’Mirë shumë, s’mund ta parashikoja atë moment, mirë e kam lindur në javën e 34, falë doktor Afrimit, doktor Fatosit, Naserit dhe gjinekologjisë komplet”, deklaroi për RTV Dukagjini Shpresa Mejzinolli.
Emocion të njëjtë ka edhe babai i Dhuratës, Florim Mjezinolli, i cili thotë se ardhja në jetë e vajzës është përmbushja e ëndrrës së tij të jetës.
‘’Ndjenjat janë shumë të mëdha. Pas 20 viteve të bëhem prindër është diçka e madhe, që 20 vite kam vrapuar shumë nëpër spitale”, deklaroi Florim Mejzinolli.

Doktori që ndihmoi çiftin në plotësimin e ëndrrës është gjinekologu kosova Afrim Muhaxhiri. Ai thotë se problemi i zonjës Mejzinolli ishte provuar të zgjidhet edhe në klinika jashtë vendit, por që zgjidhja e problemit u bë në Kosovë.
‘’Te kjo paciente problemi ka qenë të mosmbajtja e shtatzënisë. Kjo pasur 9 aborte. Shkaku i aborteve ka qenë kryesisht pamjaftueshmëria e qafës së mitrës për me mbajtë shtatzëninë, plus ka pasur një septum në fund të mitrës, mirëpo kur e kemi vendosur ta bëjmë intervenimin e kemi zgjidh edhe septumin edhe e kemi bërë aplikimin e cerkllazhës laparaskopike”, deklaroi gjinekologu Afrim Muhaxhiri.
Ndërsa për gjendjen e Dhuratës së vogël drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK Xhevdet Gojnovci tha për Dukagjinin se vajza është në gjendje stabile shëndetësore.
‘’Është pranuar në kujdestari një ditë më herët në ora 22:30 foshnja e Shpresa Mjezinollit e cila për momentin është në gjendje stabile. Presim që shëndeti të përmirësohet dhe të japim lajme të mira prindërve”, deklaroi Xhevdet Gojnovci.
Prindërit e Dhuratës thonë se çdo çift që përballet me sfida të tilla së pari duhet të ketë besim në shëndetësinë e vendit dhe pastaj të jenë të hapur e pozitiv përballë trajtimeve që kërkohen.
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...