Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovës, Jozsef Bencze.
Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, menaxhimin dhe parandalimin e virusit COVID-19 dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
Ministri Veliu theksoi se deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë në koordinimin dhe shkëmbimin e informatave për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar.
Ndërsa ambasadori hungarez Jozsef Bencze vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Ministrit Veliu në fushën e sigurisë si dhe shprehi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes të dy vendeve./arbresh.info
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut