Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi se bashkësia ndërkombëtare është duke injoruar veprimet e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aliyev, pranoi ambasadorin e ri të Pakistanit në Baku, Bilal Haye. Haye dorëzoi letrat kredenciale Aliyevit.
Aliyev në fjalimin e tij tha se çdo herë mbështesin Pakistanin në çështjen e Kashmirit.
Ai rikujtoi se Pakistani nuk e njeh Armeninë si shtet. “Mbështetja reciproke, pasqyron natyrën vëllazërore të bashkëpunimit tonë. Jemi mirënjohës ndaj Pakistanit për qëndrimin e tyre të vendosur për integritetin territorial të vendit tonë”, u shpreh presidenti azerbajxhanas.
Aliyev duke rikujtuar se Armenia më 27 shtator ka filluar sulme ndaj Azerbajxhanit, tha se në këto sulme kanë humbur jetën 10 civilë azerbajxhanas ndërsa janë plagosur mbi 20 civilë.
Presidenti Aliyev tregoi se operacionet e ushtrisë së Azerbajxhanit po vazhdojnë me sukses në Malësinë e Karabakut. “Jemi duke luftuar në tokën tonë. Malësia e Karabakut është pjesë e pandarë e Azerbajxhanit. Komuniteti ndërkombëtar njeh integritetin territorial të vendit tonë”, theksoi ai.
Ai më tej potencoi se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Fatkeqësisht institucionet ndërkombëtare, janë duke injoruar veprimet e regjimit Pashinyan. Diktatura është shndërruar në një politikë zyrtare në Armeni. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndalon një diktator budalla, do ta ndalë Azerbajxhani. Azerbajxhani do t’ja tregoj vendin dhe do të rivendos integritetin territorial”, tha Aliyev.
Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme m...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...