Nusret Gokçe është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.
Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e ‘trajton’ mishin.
Së fundmi, ai hapi edhe një restorant në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi, apo edhe vende të tjera të botës.
Mirëpo pak ditë pas hapjes, restoranti i njohur është mbyllur dhe kjo për shkak të koronavirusit. Mediat amerikane raportojnë se stafi i Nusr-Et nuk ka zbatuar masat anti-Covid.
Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mos-mbajtjen e maskave nga stafi, apo edhe mosrespektimin e distancës fizike./express
Kosova ushqehet nga importi, toka bujqësore mbetet e papunua...
“Është shumë e vështirë të largohesh nga një vend si ky” – R...
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...