Megjithëse ende nuk ka datë për takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Boriosv, Ministria e Jashtme e Bullgarisë shprehet e gatshme t’i diskutojë me Maqedoninë e Veriut çështjet e hapura, duke përjashtuar historinë e përbashkët, me arsyetimin se kjo është detyrë e komisionit të ekspertëve. Sa iu përket kërcënimeve se Sofja do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shkupit nëse dallimet nuk tejkalohen, diplomacia bullgare konfirmoi për Alsat se pozicioni i saj mbetet i pandryshuar.
“Iniciuam Deklaratën e përbashkët të Kryeministrave në vitin 1999 dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017. Kjo marrëveshje i hapi rrugë asaj të Prespës, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me BE-në. Fatkeqësisht, zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk është i kënaqshëm në asnjë fushë. Jemi përpjekur shumë që ta kthejmë zgjerimin në axhendën e BE-së. Pozicioni kombëtar i Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përcaktohet qartë me Pozicionin Kornizë, të miratuar nga Asambleja Kombëtare”, informojnë nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
Sipas dokumentit të miratuar në parlamentin bullgar kohë më parë, Sofja do të lejojë mbajtjen e konferencës nëse plotësohen ndër tjerash kushtet sikurse: të qartësohet se Maqedonia e Veriut është vetëm etnitet politik, të hiqen nga përdorimi cilësimet “Bullgaria okupatore fashiste”, të arrihet marrëveshje për Goce Dellçevin. Ndërsa për gjuhën të përdoret fraza “Gjuha zyrtare e Maqedonisë së Veriut” ose termi “Gjuha maqedonase” të sqarohet me fusnotë se është dialekt i bullgarishtes, i kodifikuar në vitin 1944.
Pas bisedës së djeshme telefonike, kryeministrat, Zaev e Borisov thanë se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur të bindur se të dyja palët do të mbeten të angazhuara për zbatimin e Marrëveshjes së 2017-tës. Inkurajuan komisionin e ekspertëve të gjejnë zgjidhje të përbashkëta. Pas një pauze të gjatë ekipet e dy vendeve pritet të takohen më 15-16 tetor në Shkup./Telegrafi/
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë