Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Përveç me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe stafin e tij ministror, gjatë kësaj vizite, Quni me delegacionin e tij pritet të zhvillojë takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe me autoritete të industrisë së mbrojtjes.
Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë.
Vizita e ministrit është në vazhdën e bashkëpunimit bilateral në mes të dy ministrive dhe forcave respektive.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...