Agjensia e njohur e lajmeve franceze, Euronews, ka shkruar një artikull për arrestimin e Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe transferimin e tij në Hagë, njofton Klan Kosova.
Kjo media shkruan se Haradinaj është anëtari i fundit i shoqatës së veteranëve të luftës që u arrestua, duke akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve.
“Zyra e Prokurorit të Speciales tha në një deklaratë se Haradinaj u arrestua “për vepra kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurave””.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) siguroi mbështetje operacionale dhe logjistike për prokurorinë, e cila është e vendosur në Holandë”.
Euronews tutje shkruan se është arrestuar edhe Hysni Gucati duke iu referuar si ishanëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot