Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se çfarëdo lloj presioni nuk mund ta detyroj Serbinë që ta njoh Kosovën.
“Kam besim tek Kombet e Bashkuara, ku Serbia e besoi kujdesin ndaj Kosovës në vitin 1999”, ka thënë Nikoliq në një takim me shefin e ri UNMIK-ut në Kosovë, si dhe me shefen e re të zyrës së OKB-së në Beograd, Simona-Mirela Miculescu.
Nikoliq gjatë takimit me dy akterët e OKB-së theksoi se pranimi i pavarësisë së Kosovës në UNESCO është i papranueshëm për Serbinë.
“Nëse kjo ndodh, trashëgimia kulturore serbe do të vuante pas kësaj, sikurse kishte ndodhur në vitin 2004, dhe të gjithë do të fshiheshin nga përgjegjësia e një vendimi katastrofik si ky, dhe, edhe njëherë humbësit më të mëdhenj dhe të vetmit do të ishin serbët, dhe kjo nuk duhet të ndodh”, ka thënë Nikoliq.
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...