Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas sulmit që i është bërë një infermieri në vendin e tij të punës.
Kadriaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kjo është e pa pranuar dhe e patolerueshme.
Ajo tutje ka thënë se qytetarët duhet të nderojnë dhe respektojnë stafin shëndetësorë, derisa infermierit të lënduar i ka uruar shërim të shpejt.
Postimi i plotë:
Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kunder pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri qka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim.
Sot një mantelbardhë qenka sulmuar nga një qytetar në vendin e punës në QKUK, kjo është e pa pranuar edhe e pa tolerushme.
Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetsorë sepse ata janë aty për ne.
Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë.
Infermierit i dëshirojmë shërim të shpejtë, e ne shpresojmë ne vetdijësimin e popullatës që rastet e tilla mos të persëriten më !
https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157451126796156
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...