Ministria e Brendshme, përveç në territorin e kryeqytetit Shkup, ka filluar zbatimin e kontrolleve të intensifikuara për të sanksionuar mosrespektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit në qytete të tjera.
Sot në Gostivar për vetëm një orë u dhanë 60 gjoba.
“Sanksionohen të gjitha shkeljet në komunikacion, posaçërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda, siç janë drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi me shpejtësi, mosdhënia e përparësisë së automjeteve që kalojnë dhe këmbësorëve. Për vetëm një orë në kontrollin e sotëm në Gostivar, u dhanë 60 gjoba, kryesisht për automjete të paregjistruara, që lëviznin pa patentë shoferi”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...