Gjykata Speciale ka kryer sot (e premte) një bastisje dhe dy arrestime në zyrat e OVL-së të UÇK-së.
Ata kanë arrestuar kryetarët e këtyre organizatave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Kundrejt kësaj ngjarje, kanë pasuar menjëherë reagime të shumta nga figurat publike, përfshirë reagimet nga krerët më të lartë të shtetit.
Edhe këngëtarja Leonora Jakupi duket se ngeli e mërzitur dhe nervozuar me bastisjen e bërë nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL-së dhe UÇK-së.

Këtë revoltë ajo e tregoi përmes një imazhi të stemës së UÇK-së të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.
E njëjta më pas shkroi po në InstaStory: “…se lirinë nuk e fituam vet, na e sollën ata! Me ty përjetësisht UÇK”.

Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka qenë gjithmonë një përkrahëse e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa edhe i ka kënduar luftës në këngën e saj më të njohur “A vritet pafajësia”. /Telegrafi/
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...