Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, sot do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin do të shqyrtohet Udhëzimit Administrativ 06/2019 për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimi i agregatëve.
Në këtë mbledhje i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
“Shoqata e Naftëtarëve kundërshton pastrimin e rezervarëve nç çdo 3 vite. Ne kërkojmë qe të bëhet pastrimi i rezervave sipas standardeve te BE-sê dhe në regjion. Ne jemi të detyruar të thërrasim kuvend të jashtëzakonshëm. Udhëzimi 06/2019 është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi. Këtë udhëzim e ka kundërshtua edhe zyra ligjore e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj”, ka thënë Berjani për KosovaPress.
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping