Admirim Aliti nga koalicioni ASH-Alternativa i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” tha se slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi.
Ai tha se slogani i LSDM-së, “Shoqëri për të gjithë” është i gabuar sepse ai nënkupton një shoqëri për të gjithë, por shteti të jetë vetëm i maqedonasve dhe jo i etnive të tjera, pra ata të dertojnë dhe shoqëria të jetë për të gjithë.
“Slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi. Sepse kur themi shoqëri për të gjithë e ka edhe një konotacion se shteti është i joni, domethënë i maqedonasve, ndërsa shoqëria mundet me qenë e barabartë. Prandaj ne si kundërpërgjigje për këtë koncept të LSDM-së, kemi pasur një slogan,”Shtet për të gjithë”, dhe jo vetëm për maqedonaset apo shqiptarët, por për të gjitha etnitë. Vendimet e mëdha duhet t’i marrim të gjithë së bashku, ku shteti nuk mund të jetë për të gjithë”, tha Aliti./tch/
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra