Në shaka e sipër ishte propozuar që Liqeni i Ujmanit të emërohet Liqeni Trump. E del të mos jetë edhe aq shaka, transmeton portali arbresh.info.
Kjo pasi që i dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shkruar sërish në Twitter sa i përket kësaj, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që liqeni i Ujmanit të quhet ‘liqeni Trump’.
Ai ka thënë se emri i liqenit të Ujmanit ishte pikë serioze e diskutimit pavarësisht se SHBA-të morën përsipër studimin e fizibilitetit për këtë liqen.
“Si të quhet liqeni i cili është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisi i SHBA-ve për të bërë një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”, ka shkruar Grenell në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1309193794391339008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309193794391339008%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-ben-retweet-lajmin-ky-eshte-liqeni-trump-dhe-gjendet-ne-kosove%2F
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...