Dy fraksionet më të mëdha palestineze, Fatah dhe Hamas janë dakorduar të mbajnë zgjedhjet e para në Palestinë në afro 15 vite.
Zgjedhjet do të caktohen brenda gjashtë muajve nën marrëveshjen e arritur mes Fatah, liderit të Autoritetit Palestinez, Mahmourd Abbas dhe shefit politik të Hamasit, Ismail Haniya, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi rënë dakord që së pari të mbajmë zgjedhje legjislative, pastaj zgjedhje presidenciale të Autoritetit Palestinez dhe së fundmi këshillin qendror të Organizatës Çlirimtare të Palestinës”, tha të enjten Jibril Rajoub, një zyrtar i lartë i Fatah.

Saleh al-Arouri, një zyrtar i lartë i Hamasit, tha se marrëveshja u arrit gjatë takimeve të mbajtura në Turqi.
“Këtë herë kemi arritur një konsensus të vërtetë,” i tha ai agjencisë së lajmeve AFP nga Stambolli. “Ndarjet kanë dëmtuar çështjen tonë kombëtare dhe ne po punojmë për t’i dhënë fund kësaj”.
Azzam al-Ahmad, një anëtar i Komitetit Qendror të Fatah, theksoi pozicionin e deklaruar të udhëheqjes palestineze se as Jerusalemi dhe as Rripi i rrethuar i Gazës nuk duhet të përjashtohen nga zgjedhjet./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...