Presidenti i Atletico Madrid-it, Enrique Cerezo ka konfirmuar se kanë refuzuar ofertën me vlerë 85 milionë euro nga Manchester City për shërbimet e mbrojtësit Jose Maria Gimenez.
City është duke shikuar ta përforcojë mbrojtjen në mënyrë që të garojë për Premierë Ligë-n, kurse kanë transferuar holandezin Nathan Ake nga Bournemouth-i, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Cerezo ka zbuluar se kanë refuzuar ofertën e “Qytetarëve” për uruguaianin.

“City ofroi 85 milionë euro, por Gimenez është lojtar i jashtëzakonshëm dhe jemi të interesuar të kemi lojtarë të tillë në skuadër”, deklaroi ai.
Në listën e gjigantit anglez mbetet edhe qendërmbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly dhe i Sevilla-s, Jules Kounde./arbresh.info.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...