Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi 71-vjeçari Lefter Zhidri qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i shtëpisë së tij
Ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.
Siç vihet ra nga fotot qe Top Channel ka siguruar rreth banesës janë vendosur dy snajperisët si dhe ka mbërritur në vend ngjarje zjarrfikësja për të ndërhyrë nga ballkoni.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur drejtuar të strukturave të larta të policisë si Tonin Vocaj, Arben Dashi drejtor i drejtorisë kundër krimeve ndaj personit dhe pritet të mbërrijë edhe Ardi Veliu.

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...