Një gazetar kinez i cili ishte zhdukur pasi në shkurt kishte raportuar ndër të parët për pandeminë e coronavirusit në Wuhan, më në fund është gjetur ka njoftuar një mik i tij, duke theksuar se i riu ishte arrestuar nga autoritetet kineze, shkruan Guardian.
Chen Qiushi, ish-avokat i shndërruar në gazetar, kishte filluar të raportojë nga rrugët e spitalet e Wuhanit nga 23 janari, e zhdukja e tij e mistershme kishte nxitur reagime të ashpra se qeveria kineze po hakmerret ndaj atyre që po tregonte të vërtetën.
Madje qeveria kineze nuk ishte deklaruar lidhje me zhdukjen e tij apo vendin, ku mund të jetë duke qëndruar pasi u kap nga forcat e rendit.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në YouTube, miku i Chen, Xu Xiaodong, ka thënë se Chen është në “gjendje të mirë shëndetësore”, dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrje. /Telegrafi/
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...