Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka vizituar Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e këtij Divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim.
Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim./arbresh.info/

Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...