Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedh presidentin pa partitë e tjera, edhe pasi presidentit aktual, Hashim Thaçi t’i kalojë mandati.
Gjatë konferencës për medie, Hotit iu kërkua të komentonte deklaratën e partnerit të tij të koalicionin, Ramush Haradinaj në lidhje me zgjedhjen e presidentit, por ai nuk pranoi të fliste për këtë.
Në anën tjetër, Hoti tha se është shumë e qartë se ky koalicion qeverisës nuk mund ta zgjedh presidentin pa partitë tjera edhe pas shkurtit të vitit të ardhshëm, kur edhe i përfundon mandati Thaçit.
“Nuk kam koment për këtë të dytën, Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur të vjen shkurti do të ulemi e të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin politik e ta zgjidhim këtë çështje. Një gjë është e qartë që ky koalicion vetëm nuk mund ta zgjedh presidentin, por duhet të ulemi të gjithë përtej koalicionit e ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hoti. /Arbresh.info/
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...
Asnjë viktimë në trafik, mbi 800 gjoba të shqiptuara brenda ...
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut