Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, si dhe legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka.
Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige.
Entuziazmi dhe dëshira është e madhe për fillimin e Ligës, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.
Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor, derisa dy skuadrat e para në renditje kualifikohen në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse për dy vendet tjera do të garojnë 3 vs. 6 dhe 4 vs. 5./arbresh.info.
https://www.facebook.com/kosovobasketball/photos/pcb.1561214860725091/1561214567391787/?type=3&theater
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...