Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive, Kosovë- Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka shtuar se më 28 shtator e presin në Kuvend që të raportojë.
“Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë.
Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator. Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend”, ka shkruar Selimi.
Edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka kerkuar nga Hoti që të mos e anulojë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
“Si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim z. Avdullah Hoti lidhur me 100 ditëshin e tij, e presim në Kuvend javën e ardhshme. Nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Përkundrazi. Nëse z. Hoti do të anulojë diçka, le të anulojë takimet me Vuçiqin me arsyetimin se nuk ka mandat nga Kuvendi për koncesionet që po i bën Serbisë dhe se duhet të raportojë para deputetëve. Me këtë anulim të takimit me z. Vuçiq, të paktën do të kishim një dëm më pak nga shumë që tashmë kanë sjellë”, ka shkruar Nagavci.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet