Barcelona ka arritur marrëveshje me Ajax-in për shërbimet e mbrojtësit Sergino Dest.
Pas shitjes të Nelson Semedo-s të Wolves, klubi katalunas ka fundet që të realizojë transferimin e 19-vjeçarit në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Goal, Barcelona për Dest do paguajë 20 milionë euro plus pesë milionë euro shtesë si bonuse.
Në garë për lojtarin ishte edhe Bayern Munich-u, mirëpo gjiganti spanjoll ka arritur ta fitojë garën dhe gjithçka pritet të kompletohet brenda javës.

Sidoqoftë, Barcelona shpreson t’i shesë edhe disa lojtarë, si Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Rafinha dhe Junior Firpo.
Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid-in, kurse nga klubi janë larguar edhe treshja Nelson Semedo, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic./arbresh.info.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...