Një pjesë e madhe e arsimtareve, posaçërisht ata që janë disa vite para pensioneve, ndodhen në panik para fillimit të vitit arsimor për shkak se ligjëratat do të realizohen online.
Sipas tyre, vijojnë trajnimet që i kryejnë kolegët e tyre më të rinj, por i gjithë procesi, shtojnë ata, shkon shumë ngadalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Platformën e dëgjojmë dite përditë, por nuk është aq e thjeshtë siç u prezantua. Kjo është e kuptueshme, për shkak një pjesë e madhe prej nesh janë pranë fundit”, thotë një arsimtare e kimisë e cila ligjëron në një nga shkollat e Shkupit.
Ndryshe, Platforma nacionale u prezantua javën e kaluar, ndërsa mësimin do të mund të ndiqet në pesë gjuhë edhe atë gjuhë shqipe, maqedonase, turke, boshnjake dhe serbe./Telegrafi/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot