Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, në këtë komision, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se në mars, kur e ka marrë detyrën për të mbikëqyrur karantinën, dhe ka shkuar për ta vizituar atë, ka gjetur parregullsi.
Një prej tyre ka thënë se ka qenë që të karantinuarit kur e kanë marrë, ushqimin kanë pasur kontakt me vete. Ai ka thënë se këtë ka kërkuar që ta ndryshojnë.
Ndërsa, menjëherë pas marrjes së kësaj detyre, ai ka thënë se ka kërkuar nga ish ministri Vitia që të caktojnë një mbikëqyrës pasi sipas tij një i emëruar politik nuk mund të ushtrojë atë detyrë. Kërkesën e tij ka theksuar se e ka pranuar Vitia./Arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...