Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ka deklaruar se Kombet e Bashkuara (OKB), që kur u themeluan, nuk kanë arritur të garantojnë të drejtat e palestinezëve për të rikthyer territoret e tyre të pushtuara nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përmes një video-lidhjeje Saied tha se të drejtat e palestinezëve në tokën e tyre nuk janë realizuar gjatë gjithë historisë së OKB-së.
Lidhur me politikën botërore, ai tha se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të qeverisen më nga të njëjtat parime të shekujve të kaluar.
“Është koha të mendojmë së bashku për të ardhmen e njerëzimit dhe të largojmë padrejtësitë në botë”, shtoi Saied.
Debati i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është planifikuar të zhvillohet deri më 29 shtator.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...